Gucati për Jakup Krasniqin: Ky kolos i kombit sot mbahet larg të dashurve të tij nën peshën e padrejtësisë

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur mbi vizitën e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Ai ka shprehur shqetësim për padrejtësinë që po i bëhet Jakup Krasniqit dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij në Hagë.

“Një burrë që jetën ia fali Kosovës, që nga rinia e hershme e deri më sot nuk ndali asnjë çast për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e këtij vendi, ta shohësh në këtë moshë duke u përballur me gjithë këto padrejtësi, është një dhimbje e rëndë për çdo zemër që e do këtë tokë.Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë është fakti që atij nuk po i lejohet as liria më elementare njerëzore, të takojë lirisht familjen e tij, madje as vëllezërit e tij. Ky kolos i madh i kombit, që dha gjithçka që Kosova të frymojë e lirë, sot mbahet larg të dashurve të tij nën peshën e padrejtësisë”, shkroi Gucati në Facebook.

​Gucati ka shprehur besimin për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë e vërteta e luftës së drejtë e të pastër nuk mund të mbulohet përgjithmonë nga padrejtësia.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së ​Jakup Krasniqi sot përfundoi vizitën në Kosovë. Qëndrimi katërditor është mundësuar për arsye humanitare. Pas përfundimit të vizitës humanitare, ai pritet të rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator dënuan katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi me gjithsej 81 vjet heqje lirie. Thaçi e Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet, Kadri Veseli 18 vjet dhe Rexhep Selimi 13 vjet.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Reagon djali i Jakup Krasniqit: Faleminderit të gjithëve që na dhatë forcë në këto momente të vështira

Reagon djali i Jakup Krasniqit: Faleminderit të gjithëve që na dhatë forcë në këto momente të vështira

Edhe Mickoski paralajmëron dimër të vështirë energjetik: Bota po udhëhiqet drejt një lufte të tretë botërore

Edhe Mickoski paralajmëron dimër të vështirë energjetik: Bota po udhëhiqet drejt një lufte të tretë botërore

Gucati për Krasniqin: Jetën ia fali lirisë, padrejtësia ndaj tij duhet të marrë fund

Gucati për Krasniqin: Jetën ia fali lirisë, padrejtësia ndaj tij duhet të marrë fund