Grushtet kërcasin pranë xhamisë në Kamenicë – dy grupe nxënësish përleshen mes vete, pesë të mitur përfundojnë në Polici, dy kërkojnë ndihmë mjekësore

Një përleshje fizike mes dy grupeve të nxënësve në fshatin Rogoqicë të Kamenicës ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë. Pesë të mitur janë përfshirë në rrahjen që ka ndodhur pranë xhamisë së fshatit, ndërsa dy prej tyre kanë kërkuar trajtim mjekësor, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 10:30, ndërsa të përfshirët janë nxënës të së njëjtës shkollë të mesme në këtë fshat.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për pesë të mitur me inicialet F.K., O.Sh., R.K., Sh.M. dhe M.Sh., të lindur gjatë viteve 2009–2011.

Përleshja ka nisur mes dy grupeve të nxënësve, të cilët kanë shkëmbyer goditje me grushte. Sipas informacioneve fillestare, gjatë incidentit nuk janë përdorur mjete të forta apo armë.

Pas ndërhyrjes së Policisë, të gjithë nxënësit e përfshirë janë shoqëruar në Stacionin Policor në Kamenicë, ku janë intervistuar në prani të prindërve dhe avokatëve mbrojtës.

Dy prej të miturve kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përleshjes.

Për rastin është njoftuar Prokuroria për të Mitur, e cila ka autorizuar inicimin e procedurës penale për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës