Gruda: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim

Gruda: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim

Gruda: Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim.

“Asnjë. Jam krenar për punën që kam bërë, bashkë me ekipin me të cilin e kemi hartuar këtë ligj. Është konsultuar me këdo që është dashur të konsultohet.Unë qëndroj sot, dhe do të qëndroj deri në fund, prapa çdo shkronje të këtij ligji. E di sa punë, sa përpjekje dhe sa përgjegjësi ka pasur pas tij. Do të kisha preferuar që sot të flisnim për zbatimin e ligjit, jo për rihapjen e debatit mbi të. Megjithatë, nëse Kuvendi e rishqyrton, kjo duhet të bëhet me përgjegjësi, me argumente juridike dhe me vendosmëri për ta ruajtur thelbin e tij”, ka shkruar ai në Facebook”.

Sponsor 3M Express

Gruda tha se nuk tërhiqet nga bindja e tij dhe nuk distancohet nga e tij dhe nuk heq dorë nga qëllimi për të cilin ky ligj u hartua.

“Çdo hap i mëtejshëm duhet të na afrojë drejt një drejtësie të pavarur që e mbron luftën tonë të drejtë çlirimtare, jo të na largojë prej saj. Për të tjerat, këtu do të jemi dhe do të flasim”, tha Gruda.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Haziri reagon pas kthimit të Ligjit për Specialen

Haziri reagon pas kthimit të Ligjit për Specialen

A e dini se në cila kantone jetojnë shqiptarët më së shumti në Zvicër?

A e dini se në cila kantone jetojnë shqiptarët më së shumti në Zvicër?

Abdixhiku thotë se vendimi në Hagë s’është ndaj UÇK-së: Gabim të thuhet kjo

Abdixhiku thotë se vendimi në Hagë s’është ndaj UÇK-së: Gabim të thuhet kjo