Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka mbrojtur Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke deklaruar se ai nuk përmban asnjë gabim dhe se qëndron plotësisht prapa punës së bërë për hartimin e tij.

Në një reagim, Gruda tha se ligji është hartuar pas konsultimeve të nevojshme dhe në bashkëpunim me ekipin e tij, duke theksuar se është krenar për punën dhe përgjegjësinë e marrë gjatë këtij procesi.
“Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim. Asnjë. Jam krenar për punën që kam bërë, bashkë me ekipin me të cilin e kemi hartuar këtë ligj”, deklaroi ai.
Gruda tha se do të vazhdojë ta mbështesë ligjin dhe se do të preferonte që diskutimet tashmë të përqendroheshin në zbatimin e tij, e jo në rihapjen e debatit.
Megjithatë, nëse Kuvendi vendos ta rishqyrtojë atë, deputeti i PDK-së kërkoi që procesi të zhvillohet me përgjegjësi dhe argumente juridike, duke ruajtur thelbin e ligjit.
“Unë nuk tërhiqem nga bindja ime, nuk distancohem nga puna ime dhe nuk heq dorë nga qëllimi për të cilin ky ligj u hartua”, theksoi Gruda.
Ai shtoi se çdo hap i mëtejshëm duhet të kontribuojë në ndërtimin e një drejtësie të pavarur, e cila, sipas tij, mbron luftën çlirimtare të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




