Policia ka njoftuar se një burrë në Gjakovë, derisa ka qenë në shtëpi, për shkak të xhelozisë ishte sulmuar fizikisht nga gruaja me të cilën është duke bashkëjetuar.

Në raportin e policisë thuhet se burri ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq gruaja është arrestuar.
“Dyshohet se viktima m/k derisa ka qenë në shtëpi për shkak të xhelozisë ishte sulmuar fizikisht nga e dyshuara f/k me të cilën është duke bashkëjetuar”.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Klankosova.tv




