Demokratja Amy Acton ka mposhtur republikanin Vivek Ramaswamy, duke fituar garën për guvernatore në Ohio, në një përballje të zhvilluar mes tensioneve të mëdha.

Acton është bërë demokratja e parë pas dy dekadash dhe gruaja e parë e zgjedhur ndonjëherë në postin e guvernatores në Ohio, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Ohio, një shtet që për pjesën më të madhe të viteve 2000 ishte një fushëbetejë e rëndësishme politike, ka votuar për republikanin Donald Trump në tri zgjedhjet e fundit presidenciale, përfshirë edhe vitin 2024, kur ai fitoi me një diferencë prej 11 pikësh.
Megjithatë, gara mori vëmendje të madhe edhe për shkak të një spoti të publikuar në fushatën e Ramaswamyt, në të cilën shfaqej nëna e Actonit, me të cilën ajo ka qenë e shkëputur prej shumë vitesh.
Reklama nxiti reagime të shumta, pasi përfshinte çështje tejet personale nga e kaluara familjare e kandidates demokrate.




