Macron i dërgon letër urimi Shiroka-Pulës, thekson rëndësinë e dialogut me Serbinë

Macron i dërgon letër urimi Shiroka-Pulës, thekson rëndësinë e dialogut me Serbinë

Macron i dërgon letër urimi Shiroka-Pulës, thekson rëndësinë e dialogut me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës.

Sponsor 3M Express

Në letrën e tij, Macron i përcolli Shiroka Pulës urimet më të përzemërta dhe shfaqi shpresën se zgjedhja e saj do të mundësojë rifillimin e përparimit në fushat që kontribuojnë në perspektivën evropiane të Kosovës.

Sipas njoftimit nga presidenca, Macron ka rikujtuar takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në mars të këtij viti, si dhe partneritetin historik ndërmjet Francës dhe Kosovës.

Ai shprehu kënaqësinë që vizita e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve, transmeton Klankosova.tv.

Në letrën e tij, ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Lexo edhe

Barcola: Nuk jam Salah, dua të shkruaj historinë time te Liverpooli

Barcola: Nuk jam Salah, dua të shkruaj historinë time te Liverpooli

Supergol në Gjilan, Blendi Baftiu me vollej i jep epërsinë Prishtinës

Supergol në Gjilan, Blendi Baftiu me vollej i jep epërsinë Prishtinës

Superglogue in Gjilan, Blenddi Battiu by Volley gives Pristina the advantage

Superglogue in Gjilan, Blenddi Battiu by Volley gives Pristina the advantage

Macron i dërgon letër urimi Shiroka-Pulës, thekson rëndësinë e dialogut me Serbinë | Momenti