Gol i jashtëzakonshëm i Dion Kaçurit – rikuperim, driblim dhe goditje brilante

Gol i jashtëzakonshëm i Dion Kaçurit – rikuperim, driblim dhe goditje brilante

Gol i jashtëzakonshëm i Dion Kaçurit – rikuperim, driblim dhe goditje brilante

Një gol jashtëzakonisht i bukur i Dion Kaçurit, erdhi në fundjavë, me mesfushorin që bëri gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes për ta arritur.

Sponsor 3M Express

Mesfushori i Kosovës ishte protagonist në fitoren 2-1 të Austria Lustenaut ndaj Grazerit, duke realizuar golin vendimtar në minutën e 91-të.

Por, ajo që e bën edhe më të veçantë këtë realizim është mënyra se si erdhi goli. Kaçuri fillimisht rikuperoi topin, më pas ndërtoi aksionin me një pasim të saktë, tregoi teknikë të shkëlqyer me një driblim dhe në fund e përmbylli gjithçka me një goditje brilante, duke e dërguar topin në rrjetë.

Një aksion individual që kishte gjithçka: lexim të lojës, vendosmëri, teknikë dhe finalizim të përsosur.

Për 22-vjeçarin ky ishte goli i dytë në këtë sezon, ndërsa ka regjistruar edhe një asistim. Ai luajti tërë ndeshjen dhe u vlerësua si lojtari më i mirë në fushë.

Kaçuri është pjesë e Austria Lustenaut si i huazuar nga Baseli deri në fund të sezonit dhe së fundmi mori edhe ftesën e përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e fundit të Kosovës në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Një goditje i mjaftoi, Fatijon Hasani e fiton me nokaut duelin e parë në Evropian

Një goditje i mjaftoi, Fatijon Hasani e fiton me nokaut duelin e parë në Evropian

“Nëse ka të paprekshëm, ju do të jeni adresa jonë” – Sijarina tregon çfarë i kërkuan kryeprokurorit Gashi

“Nëse ka të paprekshëm, ju do të jeni adresa jonë” – Sijarina tregon çfarë i kërkuan kryeprokurorit Gashi

Harry Kane fitoi ‘Topin e Artë’, por lihet jashtë formacionit më të mirë të vitit nga FIFPRO

Harry Kane fitoi ‘Topin e Artë’, por lihet jashtë formacionit më të mirë të vitit nga FIFPRO