Goditje për pushtetin e Vuçiqit, arrestohen dy drejtues të lartë të policisë serbe nën dyshimet për fshehje provash dhe torturë

Dy drejtues të lartë të policisë serbe, Marko Kriçak, shef i Policisë Kriminale (UKP), dhe Boshko Sekuloviq, drejtues i Shërbimit për Zbatimin e Ligjit dhe Kundër Krimit, janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepra të tjera penale.

Sponsor 3M Express

Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, hetimet lidhen me rastin e vrasjes së Aleksandar Neshoviq, i njohur si “Baja”, në restorantin “27”, në zonën e Senjakut.

Dy zyrtarët dyshohet se kanë anashkaluar prova të rëndësishme gjatë hetimit, nuk kanë zbatuar urdhrat e prokurorit dhe kanë dorëzuar me vonesë telefonat e zyrtarëve të përfshirë në rast.

Ndërkohë, ndaj Kriçakut rëndojnë edhe dyshimet për keqtrajtim dhe torturë ndaj një qytetari me inicialet N.L., më 16 maj, në ambientet e Policisë Kriminale.

Sipas dosjes hetimore, qytetarit dyshohet se i është vendosur një kapuç në kokë, është goditur vazhdimisht dhe është rrahur me rrip në shputat e këmbëve dhe në shpinë, duke pësuar lëndime trupore.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet janë zhvilluar mbi bazën e provave të mbledhura dhe se procedura do të vazhdojë pa ndikime politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Raye shpallet artistja më e mirë e vitit, triumfon në çmimin prestigjioz Mercury Prize 2026

Raye shpallet artistja më e mirë e vitit, triumfon në çmimin prestigjioz Mercury Prize 2026

Kjo ngjyrë po i lë në hije të gjitha të tjerat: Edhe veshjet më të thjeshta duken të shtrenjta me të

Kjo ngjyrë po i lë në hije të gjitha të tjerat: Edhe veshjet më të thjeshta duken të shtrenjta me të

Nafta shënon rritje prej mbi 2%, arrin nivelin më të lartë që nga prilli

Nafta shënon rritje prej mbi 2%, arrin nivelin më të lartë që nga prilli