Përzgjedhësi i Kombëtares së Francës, Zinedine Zidane, mund të përballet me një tjetër mungesë në këtë grumbullim ndërkombëtar, pasi mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ka pësuar një shqetësim fizik gjatë qëndrimit me përfaqësuesen franceze.

Sipas raportimeve të mediumit “L’Equipe”, reprezentuesi francez nuk arriti ta përfundonte seancën stërvitore të së martës, pasi ndjeu dhimbje në zonën pubike.
Mesfushori pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e problemit fizik dhe nëse do të jetë në gjendje të vazhdojë qëndrimin në grumbullimin e Kombëtares së Francës.
Kjo përbën një tjetër shqetësim të mundshëm për Zidane, i cili tashmë ka mbetur pa shërbimet e Pierre Kalulu dhe Marcus Thuram, pasi të dy janë larguar nga grumbullimi për shkak të lëndimeve.
Në rast se edhe Tchouameni detyrohet të tërhiqet, Franca do të regjistronte mungesën e tretë për shkak të lëndimeve gjatë këtij grumbullimi.
Kujtojmë se mesfushori i Real Madridit kishte munguar edhe në grumbullimin e shtatorit, pasi ishte në fazën e rikuperimit nga një lëndim në muskujt aduktorë, të cilin e kishte pësuar gjatë Kupës së Botës për Klube.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




