GJYKIME PËR MBRETËRIT

GJYKIME PËR MBRETËRIT

GJYKIME PËR MBRETËRIT

Poezi nga: Henry van Dyke
Përktheu: Maksim Rakipaj

Sponsor 3M Express

“Mbretërit më lodhën, tha Zoti.” – Emerson[1]

Zoti tha: “Më ka lodhur çdo mbret,”
Por qëmoti ndodhi kjo!
Ndërkaq njeriu tha: “Jo,
Me ato xhingla i kam qef.”
Kështu Ai shtoi ca të tjerë,
Dhe ata vazhduan lojën e vjetër,
Vrit e grabit, nuk dinin tjetër.

Njeriu: “M’u shpif nga këta mbretër!
Pjella të pushtërve të vjetër,
U paguaj luftën dhe epshin,
Unë kukull, ata fijet tërheqin,
Gjakun tim pinë për verë.
Pa të qeveris veten njëherë
Dhe ta shohim çdo të sjellë!”
Zoti, që i pari bëri vërejtje,
Në errësirë qeshi me vete.

_____________

[1] Ralf Waldo Emerson (1803-1882) eseist, filozof, poet amerikan

Lexo edhe

Komisioni për Legjislacion shqyrton kthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen

Komisioni për Legjislacion shqyrton kthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen

PDK dhe LVV dakordohen për Ligjin e Speciales, pritet të votohet sot – më pas nis amendamentimi

PDK dhe LVV dakordohen për Ligjin e Speciales, pritet të votohet sot – më pas nis amendamentimi

PDK dhe VV dakordohen për Ligjin për Specialen, Deliu-Kodra tregon çfarë u arrit

PDK dhe VV dakordohen për Ligjin për Specialen, Deliu-Kodra tregon çfarë u arrit