Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosur lidhur me masën e sigurisë ndaj pesë shtetasve të Turqisë, që dyshohen se sulmuan dhe mbajtën peng një person për 12 orë.

Sponsor 3M Express

Prokuroria ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit dhe ka caktuar masën e paraburgimit  në kohëzgjatje prej një muaji.

“M.D., M.D.G., S.K., R.O., dhe M.P., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale:

1. Lëndim i lehtë trupor

2. Shtrëngimi

3. Privimi i Kundërligjshëm i lirisë”, njoftoi gjykata, transmeton Klankosova.tv

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase edhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, “më datë 01.11.2026, rreth orës 07:20, në Prizren, të pandehurit e lartcekur, me dashje dhe në bashkëkryerje, fillimisht i kanë bllokuar rrugën të dëmtuarit S.B. me një automjet furgon, e kanë ndjekur dhe e kanë sulmuar fizikisht, të njëjtit e kanë goditur me grushte, shqelma ndërsa dyshohet se ndaj tij janë përdorur edhe mjete të mprehta, përkatësisht thika, duke i shkaktuar nëntë plagë shpuese-prerëse, për çka i njëjti ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Menjëherë pas sulmit, të pandehurit e kanë futur me forcë të dëmtuarin në furgon, ia kanë vendosur një thes në kokë dhe e kanë transportuar në një shtëpi private në lagjen në Prishtinë. Aty e kanë mbajtur të mbyllur kundër vullnetit të tij për rreth dhjetë (10) orë, duke e kanosur me thika dhe duke ushtruar dhunë e presion të vazhdueshëm me qëllim që ta detyrojnë të ndërpresë aktivitetin e tij punues në ndërtimin e objekteve të një kompanie në Prizren, t’i largojë punëtorët dhe të largohet nga territori i Republikës së Kosovës. Rreth orës 17:00–17:30 të së njëjtës ditë, të pandehurit e kanë kthyer të dëmtuarin në Prizren, po ashtu me thes në kokë, dhe e kanë lënë në rrugë.”

Në aktvendim thuhet se duke marrë parasysh se të dyshuarit janë shtetas të huaj dhe me punë të përkohshme në Kosovë, ekziston rreziku se me lënien në liri, të njëjtit do të arratisen dhe të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Lexo edhe

Dyshohet se ndihmoi në tjetërsimin e pronës publike përmes dokumenteve të falsifikuara, kërkohet 30 ditë paraburgim për zyrtarin në Prishtinë

Dyshohet se ndihmoi në tjetërsimin e pronës publike përmes dokumenteve të falsifikuara, kërkohet 30 ditë paraburgim për zyrtarin në Prishtinë

Dyshohet për tjetërsimin e pronave publike milionëshe, kërkohet paraburgim për zyrtarin e komunës së Prishtinës

Dyshohet për tjetërsimin e pronave publike milionëshe, kërkohet paraburgim për zyrtarin e komunës së Prishtinës

Dorëhiqet shefi i Nvidia-s, pas raportimeve për lidhje me një të dyshuar si spiune kineze

Dorëhiqet shefi i Nvidia-s, pas raportimeve për lidhje me një të dyshuar si spiune kineze