Në takim ishte i pranishëm edhe Hubert van Eck Koster, shef i Njësisë për Monitorimin e Rasteve në kuadër të EULEX-it.
Gjatë takimit, Arrni e njoftoi Lopes për organizimin, strukturën dhe funksionimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, fushëveprimin e departamenteve gjyqësore, kompetencat e tyre dhe zhvillimin e proceseve gjyqësore.

Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe rolit të Departamentit Special, i cili ka juridiksion në nivel të Republikës së Kosovës për trajtimin e kategorive të caktuara të veprave penale.
Po ashtu, u diskutua për administrimin efikas të drejtësisë, respektimin e afateve procedurale, garantimin e procesit të rregullt gjyqësor dhe sfidat me të cilat përballet gjykata në ushtrimin e funksionit të saj.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje edhe për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit, forcimin e sundimit të ligjit dhe nevojën për një sistem gjyqësor efikas, transparent dhe llogaridhënës.
Në përfundim të takimit, u vlerësua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit dhe komunikimit institucional ndërmjet Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe EULEX-it, me synim avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.
Burimi: RTKLive





