Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se sot, më 26 tetor, ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, lidhur me veprën penale “Kanosja”.

“Në Gjykatën Themelore në Pejë, sot me datë 26.10.2026, në ora 8:56, nga Prokuroria Themelore e Pejës, përmes sistemit SMIL, është pranuar aktakuzë nën shenjën PP/II Nr.1340, aktakuzë e drejtpërdrejt ndaj personit me inicialet J.S, për shkak të veprës penale “Kanosje” nga neni 181 par.2 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për “Betimi për Drejtësi“.
Në anën tjetër, Prokuroria ka thënë përmes një njoftimi, se më 23 tetor u ngrit aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, për “Kanosje” në kuadër të marrëdhënies familjare.
Gjykata thekson se bazuar në të dhënat që posedojnë, nuk rezulton se kishte ndonjë rast tjetër të regjistruar penal, ku viktimë ishte tani e ndjera Zekaj.
“Nga dhënat e gjeneruar përmes SMIL-it, nuk rezulton së me herët është zhvilluar ndonjë rast penal me palë viktimën Zekaj”, thuhet në përgjigje.
Gjithnjë sipas Gjykatës, më 7 shtator të këtij viti, tani e ndjera Zekaj kishte kërkuar shqiptimin e ushtrit mbrojtës emergjent, e cila ishte aprovuar pjesërisht.
Pra, Gjykata thekson se viktimës i ishte refuzuar kërkesa e besimit të fëmijës, por që më 16 tetor, u aprovua tërësisht kërkesa e palës.
“Ndërsa, për rastin civil, me datë 07.09.2026, në ora 12.14, është parashtruar kërkesë për shqiptimin e Urdhrit Mbrojtës Emergjent, nga pala e mbrojtur Arlinda Hasan Zekaj, ndaj palës përgjegjëse Jeton Sylaj, përmes Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave. Gjykata Themelore në Pejë, me datën e njëjtë pra datë 07.09.2026, me aktvendimin C.nr.1300/26, ka aprovuar pjesërisht kërkesën për urdhër mbrojtje emergjente me të gjitha pikat e kërkuara si masa mbrojtëse, me përjashtim çështjes së besimit të fëmijët, dhe pas dhënës së kundërshtimit nga palët në procedurë, përkatësisht pas arritjes së raportit të QPS-së, është mbajt seanca gjyqësore dhe me vendimin C.nr.1300/20, datës 16.10.2026, nga urdhri emergjent është shndërrua në urdhër të rregullt duke aprovuar në tërësi kërkesën e palës të mbrojtur me të gjitha masat mbrojtëse të kërkuar, me kohëzgjatje prej 6 muaj”, thuhet në përgjigje.
Sipas Gjykatës, vendimi i tyre lidhur për kërkesën për urdhër mbrojtës emergjent dhe të rregullt menjëherë i është ekspeduar palëve në procedurë, dhe institucioneve përkatëse për zbatim.



