Gjurgjeviku i Madh i Klinës përfiton trotuar dhe ndriçim publik, investimi kap 106 mijë euro

Gjurgjeviku i Madh i Klinës përfiton trotuar dhe ndriçim publik, investimi kap 106 mijë euro

Gjurgjeviku i Madh i Klinës përfiton trotuar dhe ndriçim publik, investimi kap 106 mijë euro

Në fshatin Gjurgjevik të Madh në Klinë po vazhdojnë punimet për ndërtimin e trotuarit dhe rregullimin e ndriçimit publik, projekt ky që kap vlerën e rreth 106 mijë eurove.

Sponsor 3M Express

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i cili ka njoftuar se bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver K. Berisha, dhe kryesuesin, Enver A. Berisha, kanë vizituar nga afër punimet në këtë projekt.

Sipas Elezajt, investimi po realizohet përmes grantit të performancës dhe bashkëfinancimit nga Komuna e Klinës.

Ai ka theksuar se projekti synon të rrisë sigurinë e këmbësorëve dhe të krijojë kushte më të mira për banorët e kësaj zone.

Elezaj ka bërë të ditur se Komuna do të vazhdojë me investime në infrastrukturë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe rritjes së sigurisë për qytetarët. /Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | “Unë ty po të jap informata, ti mua asgjë” – Hetuesi policor dëshmon për takimet me Muharrem Qerimin në rastin e spiunazhit

LEX | “Unë ty po të jap informata, ti mua asgjë” – Hetuesi policor dëshmon për takimet me Muharrem Qerimin në rastin e spiunazhit

Ramë Lahaj për vrasjen e Arlindës: Mund të ishte motra ime, turpi na mbuloftë për neglizhencën

Ramë Lahaj për vrasjen e Arlindës: Mund të ishte motra ime, turpi na mbuloftë për neglizhencën

Britania dhe BE-ja pritet të diskutojnë mundësinë e rikthimit të lëvizjes së lirë

Britania dhe BE-ja pritet të diskutojnë mundësinë e rikthimit të lëvizjes së lirë