Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca e radhës për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, ku kjo e fundit vijon me parashtrimet lidhur me akuzat nga Prokuroria.

Këtë të enjte Ilir Meta paraqiti këto kërkesa: për lejimin e regjistrimit dhe transmetimit live të seancave gjyqësore, daljen nga kafazi i xhamit, ndërkaq, avokati tha se gjatë takimeve në paraburgim survejohen nga kamerat që regjistrojnë.
Për këtë kërkesë të fundit trupi gjykues do ia përcillte burgjeve, raporto A2cnn.
Për kamerat në seancë, Erion Bani tha se është shprehur njëherë gjykata, duke e lidhur se gjyqi është i hapur dhe publik dhe se gazetarët janë të pranishëm.
Lidhur me kërkesën për daljen nga kafazi, Musta tha se në dy seancat e Apelit, qëndrimi i Metës krah mbrojtjes nuk paraqiti asnjë problem, madje shtoi ai, prokurorët ishin të pranishëm dhe mund të shprehen. Prokurori
Arben Kraja tha se për këtë pikë e lë në vlerësim të gjykatës, dhe sa i takon transmetimit të seancave u shpreh kundër.
Edhe kjo kërkesë për daljen e Metës nga kafazi u rrëzua nga trupi gjykues.
Ndërkohë Monika Kryemadhi vijon me parashtrimet deri më tani ajo është shprehur se synon te provoje se 90% e mesazheve të përdorura nga prokuroria për ngritjen e akuzave janë nxjerrë jashtë kontekstit.




