Gjithnjë e më pak fëmijë po lindin në Maqedoni, rajoni lindor ka shkallën më të ulët të fertilitetit

Maqedonia përballet me një shkallë të ulët fertiliteti, pothuajse identike me mesataren evropiane, por ndryshimet midis rajoneve janë të mëdha, ndërsa Shkupi regjistron më shumë fëmijë për grua, rajoni Lindor ka shkallën më të ulët në vend.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të Eurostat-it, shkalla e fertilitetit në Maqedoni është 1.35 lindje të gjalla për grua, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ra në një nivel rekord të ulët prej 1.34 fëmijësh për grua.

Në dy dekadat e fundit, shkalla e fertilitetit në BE ka qenë vazhdimisht nën 2.10 lindje të gjalla për grua, që është niveli i kërkuar për zëvendësimin natyror të popullsisë në kushte të vdekshmërisë së ulët.

Në Maqedoni, shkalla më e lartë e fertilitetit është në rajonin e Shkupit, me 1.73 lindje të gjalla për grua. Rajoni Verilindor, me 1.40, dhe rajoni i Pellagonisë, me 1.36 fëmijë për grua, janë gjithashtu mbi mesataren kombëtare.

Shkalla më e ulët është regjistruar në rajonin Lindor, ku është 1.16 lindje të gjalla për grua. Në rajonet e Pollogut dhe Jugperëndimit është 1.27, në Juglindje 1.30 dhe në Vardar 1.31.

Të dhënat rajonale për BE-në tregojnë se nga 1.165 rajone me të dhëna të disponueshme, në 439, ose 37.7 përqind, shkalla e fertilitetit ishte nën mesataren evropiane. Në 714 rajone, ose 61.3 përqind, ishte mbi mesataren, ndërsa në 12 rajone ishte e barabartë me shkallën mesatare në BE./Telegrafi/

Lexo edhe

Shiroka-Pula takon Prattipatin, i flet për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës

Shiroka-Pula takon Prattipatin, i flet për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës

Shiroka Pula takon Prattipatin, riafirmon përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Shiroka Pula takon Prattipatin, riafirmon përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Merzit: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Merzit: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Gjithnjë e më pak fëmijë po lindin në Maqedoni, rajoni lindor ka shkallën më të ulët të fertilitetit | Momenti