“Gjithmonë e ofendonte dhe e përbuzte”, si sillej ish-bashkëshorti i Arlindës me të (VIDEO)

“Gjithmonë e ofendonte dhe e përbuzte”, si sillej ish-bashkëshorti i Arlindës me të (VIDEO)

“Gjithmonë e ofendonte dhe e përbuzte”, si sillej ish-bashkëshorti i Arlindës me të (VIDEO)

Anna Zhubi, shoqe e afërt e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj në Pejë, ka folur për raportin që kishte me të ndjerën dhe për atë që, sipas saj, Arlinda përjetonte në martesën e saj.

Sponsor 3M Express

Në emisionin “Kosova Today”, Zhubi ka deklaruar se ish-bashkëshorti i Arlindës e përbuzte dhe e ofendonte vazhdimisht, duke e bërë të ndihej më e ulët se të tjerët.

“Gjithmonë e përbuzte, e ofendonte, gjithmonë e bënte të ndihej më e vogël, më e ulët dhe jo e barabartë me rrethin ku ishte”, tha ajo.

Zhubi ka folur edhe për të kaluarën e bashkëshortit të Arlindës, duke thënë se ai kishte pasur probleme me ligjin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë vite para lidhjes me të.

“Ne u njohëm përmes bashkëshortëve tanë, të cilët ishin shokë, dhe kështu filloi njohja jonë. Jetoni, në fakt, kishte probleme në Amerikë shumë kohë para Arlindës. Qysh në vitet 2000-2001, ai ishte i martuar me një shtetase amerikane, me të cilën kishte dy vajza binjake. Që atëherë ishte denoncuar për dhunë në familje dhe ishte burgosur për vite me radhë. Si rezultat i atij burgimi, ai i humbi kontaktet me dy vajzat. Fakti që ai ishte një lloj dhunuesi nuk ishte diçka e re në lidhje me Arlindën”, ka deklaruar Zhubi në “Kosova Today”.

Ndiqni rrëfimin e plotë:

 

Lexo edhe

Plagoset me armë zjarri këngëtari Taulant Hoti në Shkodër, autori ishte i maskuar

Plagoset me armë zjarri këngëtari Taulant Hoti në Shkodër, autori ishte i maskuar

Carrick shpëton përkohësisht, Man Unitedi i jep edhe një shans

Carrick shpëton përkohësisht, Man Unitedi i jep edhe një shans

Carrick mbetet në stol për duelin ndaj Chelseat, pavarësisht krizës te Manchester United

Carrick mbetet në stol për duelin ndaj Chelseat, pavarësisht krizës te Manchester United