Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës për situatën në sektorin e energjisë elektrike, duke e akuzuar ekzekutivin për neglizhencë, jokompetencë dhe korrupsion.

Sponsor 3M Express

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Gjini ka deklaruar se Aleanca e kishte paralajmëruar që nga korriku për një situatë të rëndë energjetike, e cila, sipas tij, po e çon vendin drejt kolapsit.

“Prej korrikut e kemi paralajmëruar popullin e Kosovës që kemi me ardh në një situatë të rëndë energjetike, gati deri në kolaps. Kanë provuar me na demantu…Fajet janë krejt në Prishtinë, krejt te Qeveria e Kosovës, për shkak të neglizhencës, për shkak të jokompetencës dhe për shkak të korrupsionit.”, ka thënë ai.

Gjini ka komentuar edhe vendimin për ndalimin e importit të energjisë elektrike nga Serbia, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen e qytetarëve nga përgjegjësia e Qeverisë.

Sipas tij, Kosova ka blerë pak energji drejtpërdrejt nga Serbia, ndërsa kompanitë që merren me importin e rrymës dhe janë të licencuara në Prishtinë, sipas tij, kanë lidhje me këtë shtet.

“Prej Serbisë si shtet, Kosova pak ka blerë rrymë. Por, kompanitë që licencohen në Prishtinë për me importu rrymë në Kosovë janë prej Serbisë, ose janë të kontrolluar krejt prej Serbisë. Në këtë situatë në të cilën ndodhmi një vendim i tillë më tepër ka tendencë që me i konfuzu qytetarët e Kosovës që fajet i ka Serbia”, ka thënë Gjini.

Kreu i Aleancës ka akuzuar gjithashtu Qeverinë Kurti për anulimin e projekteve në sektorin e energjisë, të cilat, sipas tij, do t’i mundësonin Kosovës të prodhonte vetë energji elektrike dhe të mos varej nga importi.

“Këta po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike, që më nuk ka asnjë dilemë që janë të lidhur edhe vet.”, ka deklaruar ai.

Gjini ka kritikuar ekzekutivin edhe për, siç ka thënë, dështimet në sektorë të tjerë, përfshirë shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën dhe prodhimtarinë.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se Qeveria nuk ka ndarë mjete financiare as për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Apple përballet me ndërprerje të gjerë, probleme me App Store, Apple Music dhe iCloud

Apple përballet me ndërprerje të gjerë, probleme me App Store, Apple Music dhe iCloud

Pitja me mish që del gjithmonë e shijshme: Tre përbërës që ia përmirësojnë shijen dhe butësinë

Pitja me mish që del gjithmonë e shijshme: Tre përbërës që ia përmirësojnë shijen dhe butësinë

Publikohet formacioni zyrtar i ‘Dardanëve’, ndryshime në disa reparte

Publikohet formacioni zyrtar i ‘Dardanëve’, ndryshime në disa reparte