Gjini: Kënga nacionaliste serbe në forumin e BE-së është fyerje ndaj Kosovës, Brukseli duhet të japë sqarim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka reaguar pas lejimit të një kënge nacionaliste serbe në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, të organizuar nga Komisioni Evropian.

Sponsor 3M Express

Gjini e ka cilësuar këtë veprim si fyerje të rëndë ndaj Kosovës, duke kërkuar nga Brukseli sqarim për atë që e quajti lëshim.

Në reagimin e tij, ai ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës, duke ia atribuar asaj përgjegjësinë për, siç tha, diplomacinë e dështuar dhe raportet e dëmtuara me aleatët.

“Me diplomaci të dështuar, me raporte të prishura me aleatët dhe me Kosovën e lënë jashtë tavolinave kryesore, kjo qeveri ia ka hapur derën provokimeve të tilla në mes të Brukselit”, ka shkruar Gjini.

Ai ka kërkuar që institucionet e Kosovës të reagojnë urgjentisht përmes kanaleve zyrtare.

“Shteti duhet të reagojë urgjentisht në rrugë zyrtare dhe t’i japë fund kësaj loje me fatin e vendit”, ka shkruar ndër të tjera kreu i AAK-së.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Skandali në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, Gjini: Fyerje e rëndë ndaj Kosovës

Skandali në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, Gjini: Fyerje e rëndë ndaj Kosovës

Gjatë udhëtimit në Peru, Papa Leo XIV futet në kabinën e pilotëve

Gjatë udhëtimit në Peru, Papa Leo XIV futet në kabinën e pilotëve

Çfarë po transportonin autobusët që ranë në radarët e Doganës?

Çfarë po transportonin autobusët që ranë në radarët e Doganës?