Gjeti portofolin me 656 euro në rrugë, gjakovari e dorëzon në Polici

Gjeti portofolin me 656 euro në rrugë, gjakovari e dorëzon në Polici

Gjeti portofolin me 656 euro në rrugë, gjakovari e dorëzon në Polici

Një qytetar nga Gjakova ka gjetur një portofol me 656 euro e 95 cent dhe dokumente personale në rrugën “Bujar Roka”, të cilin e ka dorëzuar në Polici, duke bërë të mundur që paratë dhe dokumentet t’i kthehen pronarit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, qytetari L. Rudi është paraqitur më 12 nëntor në Stacionin Policor në Gjakovë, ku ka dorëzuar portofolin e gjetur.

Pas hapjes së portofolit në prani të zyrtarëve policorë, janë gjetur 656 euro e 95 cent, si dhe dokumente personale.

Policia ka bërë të ditur se, pas verifikimit të dokumenteve, zyrtarët kanë arritur ta identifikojnë pronarin, të cilit më pas ia kanë kthyer paratë dhe dokumentet personale.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë e ka falënderuar qytetarin për ndershmërinë dhe bashkëpunimin, duke e vlerësuar veprimin e tij si shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Izraeli me telashe para përballjes me Kosovën, humb mbrojtësin titullar – në dyshim edhe një tjetër

Izraeli me telashe para përballjes me Kosovën, humb mbrojtësin titullar – në dyshim edhe një tjetër

Arlinda ia shpreh hapur pëlqimin Norës (VIDEO)

Arlinda ia shpreh hapur pëlqimin Norës (VIDEO)

Diaspora shqiptare arrin në 2.26 milionë persona, 77% janë në moshë pune

Diaspora shqiptare arrin në 2.26 milionë persona, 77% janë në moshë pune