Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Serbia, në anën tjetër, e ka konfirmuar rënien nga Liga A në Ligën B, pasi ka pësuar humbjen e pestë radhazi në këtë edicion.

Gjermanët e kanë nisur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas vetëm tri minutash lojë, një goditje nga këndi e Maximilian Mittelstadt është devijuar nga Kai Havertz dhe më pas nga mbrojtësi serb Srdjan Babic, i cili e ka dërguar topin në rrjetën e portës së tij.

Sponsor 3M Express

Në minutën e trembëdhjetë, Florian Wirtz e ka dyfishuar epërsinë e mysafirëve. Pas pritjes së portierit Vanja Milinkovic-Savic ndaj goditjes së Havertz, Wirtz ka reaguar shpejt dhe e ka dërguar topin në rrjetë.

Gjermania e ka thelluar epërsinë në 3:0 në fillim të pjesës së dytë. Debutuesi Brajan Gruda ka përshkuar një distancë të gjatë me topin dhe ka shënuar me një goditje të saktë nga distanca.

Serbia ka reaguar gjashtë minuta më vonë. Srdjan Babic ka shënuar për 3:1, duke u përmirësuar pjesërisht për autogolin e realizuar në pjesën e parë.

Megjithatë, vendasit e kanë pasur edhe më të vështirë në vazhdim. Vanja Dragojevic është ndëshkuar me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Joshua Kimmich, ndërsa në minutat e fundit edhe Andrija Zivkovic është përjashtuar nga loja për protesta ndaj gjyqtarit. Serbia e ka përfunduar ndeshjen me nëntë futbollistë.

Kjo fitore i jep Gjermanisë mundësinë që ta sigurojë kualifikimin në “play-off” me një fitore ndaj Holandës të hënën. Holanda ka mposhtur Greqinë, por gjermanët mund ta kalojnë në renditjen përfundimtare përmes përparësisë në përballjet e drejtpërdrejta.

Ndërkohë, Serbia, do të garojë në Ligën B në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

SHBA-ja ndaloi të gjitha fluturimet: Kur ishte hera e fundit që u mor një vendim i tillë, përveç 11 shtatorit?

SHBA-ja ndaloi të gjitha fluturimet: Kur ishte hera e fundit që u mor një vendim i tillë, përveç 11 shtatorit?

FOTO/ Krah burrit, Beharja reagon rreth Prime-it

FOTO/ Krah burrit, Beharja reagon rreth Prime-it

Ndalohen të gjitha fluturimet në SHBA

Ndalohen të gjitha fluturimet në SHBA