Gjenerata e 63-të e Policisë në Mitrovicë të Jugut, në mesin e tyre edhe djemtë e dy heronjve

Gjenerata e 63-të e Policisë në Mitrovicë të Jugut, në mesin e tyre edhe djemtë e dy heronjve

Gjenerata e 63-të e Policisë në Mitrovicë të Jugut, në mesin e tyre edhe djemtë e dy heronjve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Jugut ka mirëpritur pjesëtarët e rinj të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, në mesin e të cilëve janë edhe dy djemtë e heronjve të policisë, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, pjesëtarët e rinj janë pritur nga zëvendësdrejtori rajonal, nënkolonel Nysret Mehmeti, së bashku me eprorë të tjerë të kësaj drejtorie.

Me këtë rast, atyre u është uruar mirëseardhje dhe suksese në angazhimin e tyre të ri në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

“Bashkimi i tyre në radhët e Policisë së Kosovës përbën një moment të veçantë dhe simbolik, duke përcjellë më tej frymën e përkushtimit, guximit dhe sakrificës së baballarëve të tyre, të cilët dhanë jetën në shërbim të atdheut dhe sigurisë së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Jugut.

Enver Zymeri u vra në korrik të vitit 2011 gjatë një aksioni policor në veri të Kosovës, ndërsa Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Nuk pranojmë të humbim vendet e punës”, korrierët e Just Eat në Zvicër dalin në grevë, punëtori rrëfen shqetësimet

“Nuk pranojmë të humbim vendet e punës”, korrierët e Just Eat në Zvicër dalin në grevë, punëtori rrëfen shqetësimet

Konfirmohet nga Federata Zvicerane: Granit Xhaka humb dy ndeshjet e nëntorit shkaku i lëndimit

Konfirmohet nga Federata Zvicerane: Granit Xhaka humb dy ndeshjet e nëntorit shkaku i lëndimit

Bejta dhe Akili përplasen ashpër

Bejta dhe Akili përplasen ashpër