Një person raportohet se është gjetur pa shenja jete në Skenderaj.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.
“Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë viktima m/k dhe i njëjti është dërguar në emergjencën e Skenderajt ku nga mjeku është konstatuar se viktima është pa shenja jete”.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Klankosova.tv




