Një person është gjetur pa shenja jete në Vushtrri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Vushtrri / 08.11.2026 – 16:10. Raportohet se pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/




