Kurti takon mërgatën në Francë

Kurti takon mërgatën në Francë

Kurti takon mërgatën në Francë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Francë, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të mërgatës shqiptare, të cilëve u ka bërë thirrje që të investojnë në Kosovë, duke paralajmëruar mbështetje financiare dhe garanci shtetërore për kreditë e investimeve.

Sponsor 3M Express

Në takimin e mbajtur të dielën, Kurti ka folur për rëndësinë e përfshirjes së diasporës në zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit, duke vlerësuar kontributin e saj ndër vite.

Ai ka theksuar se mërgata, përveç mbështetjes financiare, mund të sjellë në Kosovë edhe përvojën profesionale, ekspertizën dhe kulturën e punës të fituar në shtetet ku jeton dhe vepron.

Kurti ka prezantuar edhe mekanizmin “Dritarja për Investime të Diasporës”, përmes të cilit synohet t’u lehtësohet qasja në financim ndërmarrësve nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë.

Sipas tij, shteti do të marrë rolin e garantuesit për kreditë e marra në kuadër të këtij mekanizmi, me qëllim nxitjen e investimeve dhe hapjen e mundësive të reja ekonomike.

“Kësisoj mërgata lëvizë drejt kapërcimit nga sakrifica për të kontribuuar në investim për të fituar”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka përmendur gjithashtu Programin 1 Miliard Euro për prodhim dhe industri, përmes të cilit synohet mbështetja e projekteve strategjike dhe prioritare që lidhen me zhvillimin e sektorit industrial në Kosovë.

Ai ka vlerësuar se përfshirja më e madhe e diasporës në ekonomi dhe institucione mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin afatgjatë të vendit.

Takimi me mërgatën shqiptare në Francë është zhvilluar të dielën, në prag të pjesëmarrjes së kryeministrit Kurti në Forumin e Paqes në Paris.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Arrestimi i taksistit të SCAN Taxi pasi u kap me drogë, kompania: Ndodhi pas orarit të punës

Arrestimi i taksistit të SCAN Taxi pasi u kap me drogë, kompania: Ndodhi pas orarit të punës

Gjendet i shtrirë në rrugë në Prishtinë, burri ndërron jetë në QKUK -Trupi dërgohet për obduksion

Gjendet i shtrirë në rrugë në Prishtinë, burri ndërron jetë në QKUK -Trupi dërgohet për obduksion

Dubai sfidon qytetarët të ushtrohen 30 minuta në ditë për 30 ditë radhazi

Dubai sfidon qytetarët të ushtrohen 30 minuta në ditë për 30 ditë radhazi

Kurti takon mërgatën në Francë | Momenti