Gjendet në një muze në Britani skulptura e vjedhur para gati 50 vitesh në Spanjë

Gjendet në një muze në Britani skulptura e vjedhur para gati 50 vitesh në Spanjë

Gjendet në një muze në Britani skulptura e vjedhur para gati 50 vitesh në Spanjë

Një skulpturë e rrallë, që besohej se ishte vjedhur nga një hajdut i njohur ndërkombëtar i veprave të artit para gati 50 vitesh, është zbuluar në një muze në Britaninë e Madhe.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për një figurë druri 54 centimetra të lartë, e njohur si “Virgjëresha e Meozit”, e cila daton nga shekulli XIII. Ajo ishte zhdukur më shumë se 45 vjet më parë nga një kishë në rajonin e Navarrës, në Spanjë.

Sipas raportimeve, skulptura besohet të ketë kaluar nëpër duart e disa tregtarëve të veprave të artit, përpara se të shitej në vitin 2017 në galerinë Daniel Kanz, në lagjen Mayfair të Londrës, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Më pas, ajo u transferua në galerinë spanjolle të muzeut Auckland Project, në Bishop Auckland të Anglisë.

Vepra artistike dyshohet se ishte ndër objektet e shumta të vjedhura nga René Alphonse van den Berghe, i njohur edhe si “Erik belgu”, një nga hajdutët më famëkeq të artit në Evropë.

Ai kishte pranuar se kishte kryer rreth 30 vjedhje në vende të ndryshme evropiane gjatë periudhës 1977-1982, ndonëse autoritetet dyshonin se numri i grabitjeve ishte shumë më i madh.

Pavarësisht se kishte kaluar 37 muaj në burg, Van den Berghe nuk ishte dënuar asnjëherë për vjedhje të veprave të artit.

Zbulimi dhe rikthimi i skulpturës u bë i mundur përmes një operacioni të përbashkët mes Policisë Kombëtare të Spanjës dhe Policisë Metropolitane të Londrës.

Policia britanike konfirmoi se Njësia për Art dhe Antikitete kishte ndihmuar në rikuperimin e veprës, e cila tashmë i është dorëzuar zyrtarisht Ambasadës së Spanjës në Londër, për t’u kthyer në vendin e origjinës./Klankosova.tv

Lexo edhe

Befason Anjeza “Jo 200 mijë euro, po shpirtin ia jap Sharrit”

Befason Anjeza “Jo 200 mijë euro, po shpirtin ia jap Sharrit”

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Sot përurohet dhe hapet për qarkullim Rruga A në Prishtinë

Sot përurohet dhe hapet për qarkullim Rruga A në Prishtinë

Gjendet në një muze në Britani skulptura e vjedhur para gati 50 vitesh në Spanjë | Momenti