Gjen portofolin me mbi 650 euro në Gjakovë, qytetari ia dorëzon Policisë

Gjen portofolin me mbi 650 euro në Gjakovë, qytetari ia dorëzon Policisë

Gjen portofolin me mbi 650 euro në Gjakovë, qytetari ia dorëzon Policisë

Një qytetar në Gjakovë ka dorëzuar në Polici një portofol të gjetur në rrugën “Bujar Roka”, brenda të cilit kishte para dhe dokumente personale.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, qytetari L. Rudi është paraqitur më 12 nëntor në Stacionin Policor në Gjakovë, ku ka dorëzuar portofolin që kishte gjetur.

Pas hapjes së portofolit në prani të zyrtarëve policorë, janë gjetur 656 euro e 95 cent, si dhe dokumente personale.

Policia ka arritur ta identifikojë pronarin përmes dokumenteve, të cilit më pas ia ka kthyer paratë dhe dokumentet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë e ka falënderuar qytetarin për ndershmërinë dhe bashkëpunimin, duke e cilësuar veprimin e tij si shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Deputetët vonohen gjysmë ore pas pauzës, shtyhet seanca për nesër

Deputetët vonohen gjysmë ore pas pauzës, shtyhet seanca për nesër

Kryetari i Gjykatës Administrative takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për bashkëpunimin dhe sfidat e institucionit

Kryetari i Gjykatës Administrative takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për bashkëpunimin dhe sfidat e institucionit

Musmurati: Ministria e Financave ende pa përgjigje për kredinë 74 milionë euro për kompaninë e pastrimit

Musmurati: Ministria e Financave ende pa përgjigje për kredinë 74 milionë euro për kompaninë e pastrimit