Presidentja Shiroka Pula priti në takim guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili

Presidentja Shiroka Pula priti në takim guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili

Presidentja Shiroka Pula priti në takim guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga zëvendësguvernatorja Nesrin Shileku Shala, të cilët e uruan  për marrjen e detyrës dhe i dëshiruan sukses në ushtrimin e mandatit.

Presidentja Shiroka Pula u njoftua nga guvernatori Ismaili për zhvillimet në sektorin financiar, qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe prioritetet reformuese të BQK-së. Vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të përfshirjes së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), rëndësisë së mbështetjes institucionale dhe angazhimit diplomatik me partnerët evropianë, si dhe mundësive për përfshirjen në sistemin ndërkombëtar të Kartonit të Gjelbër.

Sponsor 3M Express

Në takim u diskutuan edhe modernizimi i sistemeve të pagesave, përfshirë sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K, përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian dhe zgjerimi i qasjes në financa, me fokus te mundësitë e financimit për gratë ndërmarrëse.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi angazhimin dhe agjendën reformuese të BQK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në respektim të mandateve dhe pavarësisë kushtetuese të Bankës Qendrore.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Gjeti portofolin me 656 euro në rrugë, gjakovari e dorëzon në Polici

Gjeti portofolin me 656 euro në rrugë, gjakovari e dorëzon në Polici

Gjest fantastik nga Diomandé, sulmuesi i Realit u jep para tifozëve në Bregun e Fildishtë

Gjest fantastik nga Diomandé, sulmuesi i Realit u jep para tifozëve në Bregun e Fildishtë

Klekovski në Qendrën Klinike Stomatologjike “Shën Panteleimon”: Mbi 40 milionë denarë të investuar në modernizimin e klinikës

Klekovski në Qendrën Klinike Stomatologjike “Shën Panteleimon”: Mbi 40 milionë denarë të investuar në modernizimin e klinikës