Gjashtë të vrarë nga të shtënat me armë, Polonia shpall 2 ditë zie kombëtare

Gjashtë të vrarë nga të shtënat me armë, Polonia shpall 2 ditë zie kombëtare

Gjashtë të vrarë nga të shtënat me armë, Polonia shpall 2 ditë zie kombëtare

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka shpallur dy ditë zie kombëtare pas sulmit me armë zjarri në qytetin e Krakovit, ku mbetën të vrarë gjashtë persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Vendimi u bë publik nga zëdhënësi i presidentit, i cili njoftoi se Nawrocki kishte nënshkruar dekretin për shpalljen e zisë kombëtare në të gjithë territorin e Polonisë më 8 dhe 9 nëntor.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve, autori i sulmit, i cili dyshohet se ishte i frymëzuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë, hapi zjarr ndaj qytetarëve në qendrën e Krakovit, qyteti i dytë më i madh në vend. Mes viktimave raportohet edhe një shtetas britanik.

Policia bëri të ditur se personi i armatosur mbërriti me makinë në Sheshin Kryesor të Tregut të shtunën pasdite dhe qëlloi në mënyrë të rastësishme drejt njerëzve që ndodheshin në zonë.

Periudha e zisë kombëtare nisi në mesnatë, ndërsa flamujt polakë në institucionet publike u ulën në gjysmështizë.

Në shenjë respekti për viktimat, institucionet dhe mediat në vend kanë ndryshuar pamjen e tyre. Faqet e internetit kanë vendosur shirita të zinj në logot e tyre, ndërsa televizionet dhe radiot kanë përshtatur programacionin.

Gjithashtu, disa aktivitete dhe ngjarje argëtuese janë anuluar në shenjë zie për viktimat e sulmi.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Krisma armësh në një aheng familjar në Shtime, Policia sekuestron pistoletën me leje dhe 30 fishekë

Krisma armësh në një aheng familjar në Shtime, Policia sekuestron pistoletën me leje dhe 30 fishekë

Tërmeti 5.7 ballë në Japoni, 24 persona të plagosur

Tërmeti 5.7 ballë në Japoni, 24 persona të plagosur

Një çift përfshihet në përleshje në Podujevë, policia i shoqëron në stacion

Një çift përfshihet në përleshje në Podujevë, policia i shoqëron në stacion