Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit një ngjarje të pakëndshme që ka përjetuar së fundmi partneri i saj, DJ Gimbo.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka zbuluar se atij i është vjedhur makina, ndërsa hajdutët kanë marrë edhe parfumin e saj që ndodhej brenda automjetit.
“24 orët e fundit, serial! Gimbos i vodhën makinën (dhe parfumin tim)”, ka shkruar Selin, duke e shoqëruar postimin me një emoji të qeshur.
Por duket se kjo nuk ka qenë e vetmja arsye që ia ka vështirësuar orët e fundit fitueses së BBVA 5.
Ajo ka treguar se ka kaluar një natë pa gjumë, ndërsa mëngjesin e sotëm është përballur me telefonata të shumta dhe situata që i kanë shtuar nervozizmin.
Foto: Selin Bollati/InstaStory
“Njerëz me energji të keqe sa andej-këtej! Jam e nervozuar. Më duhet pak pushim”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se ka nevojë për disa ditë larg angazhimeve të përditshme.
Deri më tani, as Selin dhe as DJ Gimbo nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e vjedhjes, ndërsa nuk dihet nëse makina është gjetur. /Telegrafi/




