Gërvalla: Raporti i KE-së evidenton progres në drejtësi

Gërvalla: Raporti i KE-së evidenton progres në drejtësi

Gërvalla: Raporti i KE-së evidenton progres në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se vlerësimi i Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026 ose i vitit 2026 edhe një pjesë e vitit 2025, për Kosovën është në përgjithësi pozitiv dhe nxjerr në pah që edhe në fushën e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit, Kosova ka shënuar një sërë rezultatesh. 

“Kemi më shumë dënime të formës së prerë për krim të organizuar, bashkëpunim më të fortë me institucionet evropiane dhe hapa konkretë në reformën e sistemit prokurorial. Ndërkohë, edhe Ligji për Byronë është miratuar përfundimisht nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ndërsa pesë projektligjet e reformës në drejtësi kanë kaluar në lexim të parë. Kështu po u përgjigjemi menjëherë disa prej çështjeve që Komisioni i ka ngritur, madje prej vitesh”, tha ajo.

Sponsor 3M Express

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2026 evidenton mungesë të përparimit në funksionimin e përgjithshëm të gjyqësorit në Kosovë, por jo edhe regres.

Në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet Raporti i Progresit, Gërvalla tha se vlerësimi i përgjithshëm i raportit për Kosovën është pozitiv dhe se në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit janë shënuar një sërë rezultatesh.

“Për funksionimin e gjyqësorit në tërësi, në përgjithësi nuk ka shënuar përparim, mirëpo jo që ka bërë hapa mbrapa”, tha Gërvalla.

Ajo përmendi si zhvillime pozitive rritjen e numrit të dënimeve të formës së prerë për krim të organizuar, forcimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane dhe hapat në reformën e sistemit prokurorial.

Sipas saj, raporti evidenton gjithashtu rritjen e dënimeve për rastet e korrupsionit, përveç rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe pothuajse dyfishimin e raportimeve të sinjalizuesve pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Gërvalla përmendi edhe miratimin e Ligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Ligjin kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe themelimin e Fondit të Konfiskimit.

Ajo tha se Komisioni Evropian ka evidentuar zhvillime pozitive edhe në sistemin prokurorial, përfshirë plotësimin e përbërjes së Këshillit Prokurorial dhe emërimin e kryeprokurorit të shtetit pas katër vitesh me ushtrues detyre.

Megjithatë, ministrja pranoi se raporti evidenton edhe mangësi, veçanërisht rritjen e kohës për zgjidhjen e lëndëve penale dhe civile, sidomos në shkallën e parë, si dhe rezultatet e pamjaftueshme në hetimin dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë.

Ajo u ndal edhe te shqetësimi i Komisionit Evropian për ndikimin e papërshtatshëm në sistemin e drejtësisë, përfshirë ndikimin për interesa politike dhe ekonomike, duke thënë se edhe institucionet vendore i kanë shprehur këto shqetësime.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

FSK-ja konfirmon lëndimin e një ushtari gjatë trajnimit: Rasti kishte ndodhur më herët në një poligon

FSK-ja konfirmon lëndimin e një ushtari gjatë trajnimit: Rasti kishte ndodhur më herët në një poligon

Nis ndërtimi i rrugës 4.68 kilometra në fshatin Kollovërd të Mitrovicës

Nis ndërtimi i rrugës 4.68 kilometra në fshatin Kollovërd të Mitrovicës

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit në Nashec, lehtësohet qarkullimi për banorët e zonës

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit në Nashec, lehtësohet qarkullimi për banorët e zonës