Gërvalla diskuton me nxënësit për parandalimin e dhunës me bazë gjinore

Gërvalla diskuton me nxënësit për parandalimin e dhunës me bazë gjinore

Gërvalla diskuton me nxënësit për parandalimin e dhunës me bazë gjinore

Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Gërvalla, së bashku me deputeten Edona Llalloshi, ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënës të disa shkollave të mesme të Prishtinës, në ambientet e shkollës “Gjin Gazulli”.

Në diskutim morën pjesë nxënës nga shkollat “28 Nëntori”, “7 Shtatori”, “H.K. Prishtina” dhe “Abdyl Frashëri”. Temë e bashkëbisedimit ishte rëndësia e edukimit të brezave të rinj për barazi, respekt të ndërsjellë dhe ndërtimin e marrëdhënieve pa dhunë e diskriminim.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi, Gërvalla ka theksuar se parandalimi i dhunës kërkon punë të hershme me të rinjtë, duke promovuar vlera që nuk tolerojnë poshtërimin, pabarazinë dhe dhunën në asnjë formë.

“Nuk mjafton t’u themi fëmijëve se dhuna është e gabuar. Duhet t’i rrisim me aq shumë respekt për veten dhe për të tjerët, saqë dhuna, poshtërimi dhe pabarazia të mos kenë kurrë vend në mënyrën se si ata e kuptojnë botën”, ka theksuar ajo.

Gërvalla ka bërë të ditur se mendimet dhe perspektivat e nxënësve do të shërbejnë edhe në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna 2027–2031, me synimin që zëri i të rinjve të jetë pjesë e politikave për një shoqëri pa dhunë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

LEX | Dyshohet se kërkuan 10 mijë euro për të ndikuar në Apel – nga një muaj paraburgim për zyrtarin e gjykatës Emin Plakajn dhe avokatin Skender Jetishin

LEX | Dyshohet se kërkuan 10 mijë euro për të ndikuar në Apel – nga një muaj paraburgim për zyrtarin e gjykatës Emin Plakajn dhe avokatin Skender Jetishin

Avantazh gjigant për Real Madridin në Ligën e Kampionëve, mund ta ketë “Bernabeun” armë sekrete deri në finale

Avantazh gjigant për Real Madridin në Ligën e Kampionëve, mund ta ketë “Bernabeun” armë sekrete deri në finale

Nëse këlyshi juaj i bën këto gjëra do të thotë se ndihet i sigurt pranë jush

Nëse këlyshi juaj i bën këto gjëra do të thotë se ndihet i sigurt pranë jush