Georgina Rodriguez është imazhi i fushatës së re të markës italiane Calzedonia, ku kombinon fustanet mini, dantellën dhe getat transparente në veshje të frymëzuara nga moda e vjeshtës.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, ajo shfaqet me disa kombinime të ndryshme, të realizuara përpara një ndërtese monumentale prej guri me kolona.
Në njërin prej tyre, Georgina mban një fustan të shkurtër gri, të kombinuar me një xhaketë të gjerë gri, geta të errëta transparente dhe taka.
Georgina Rodriguez
Në një tjetër paraqitje, ajo zgjedh një fustan të zi mini me mëngë të gjata dhe detaje dantelle, të shoqëruar me geta të zeza me motive dantelle.
Një tjetër kombinim përfshin fustan të zi me lidhëse pas trupit dhe geta transparente.
Ky është bashkëpunimi i dytë i saj me Calzedonia gjatë këtij viti. Në maj, Rodriguez u bë imazhi i koleksionit të rrobave të banjës për pranverë-verë 2026. /Telegrafi/




