Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Gazmend Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Qeverisë, vendimi është marrë të premten, më 30 tetor.

Pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti ka caktuar Fehmi Hotin ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Në njoftim, Qeveria ka shprehur vlerësimin për kontributin dhe angazhimin e Hoxhës gjatë mandatit të tij në krye të Policisë.
Burimi: Dukagjini




