Gazetari lëshon mikrofonin dhe hidhet në ujë për të shpëtuar qenin që po rrëmbehej nga rrjedha e ujit në Argjentinë

Një gazetar argjentinas është bërë viral në rrjetet sociale pasi ndërpreu raportimin e drejtpërdrejtë për të shpëtuar një qen që po rrëmbehej nga rrjedha e ujit gjatë përmbytjeve në rajonin e Çakos, në Argjentinë.

Sponsor 3M Express

Alejandro Pueblas po raportonte për programin América Noticias në qytetin Puerto Vilelas, kur vuri re qenin që po luftonte me rrymën e fortë të ujit.

Pa hezituar, ai dhe kameramani Valentin Correa u hodhën në aksion për ta shpëtuar kafshën, ndërsa gazetari përfundoi edhe vetë në ujë.

Pueblas arriti ta kapte qenin, të cilit më vonë ia vunë emrin Bartolito.

Historia pati një përfundim të lumtur, pasi qeni u ribashkua me familjen e tij dhe tani është shëndoshë e mirë.

Gazetari tha se në atë moment e vetmja gjë e rëndësishme ishte të shpëtonin jetën e tij. /Telegrafi/

Lexo edhe

Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, apelon për kujdes

Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, apelon për kujdes

Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, apelon qytetarët për kujdes

Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, apelon qytetarët për kujdes

Dy shqiptarët e akuzuar për grabitjen në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton paraqiten të hënën në gjykatë

Dy shqiptarët e akuzuar për grabitjen në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton paraqiten të hënën në gjykatë