Kampingu luksoz që ngjan me një shtëpi mbi rrota, ka edhe lavatriçe dhe dy kuzhina – dhe jo vetëm

Kampingu luksoz që ngjan me një shtëpi mbi rrota, ka edhe lavatriçe dhe dy kuzhina – dhe jo vetëm

Kampingu luksoz që ngjan me një shtëpi mbi rrota, ka edhe lavatriçe dhe dy kuzhina – dhe jo vetëm

Kampingu gjigant Armadillo Defier XT, i ndërtuar mbi bazën e një kamioni MAN, ofron pajisje dhe komoditete të ngjashme me ato të një shtëpie të vogël.

Sponsor 3M Express

Me gjatësi rreth 6 metra, ai ka tri vende për fjetje, dy kuzhina, banjë me dush dhe madje edhe lavatriçe me funksion tharjeje.

Automjeti fuqizohet nga një motor dizel 6.9-litërsh me 320 kuajfuqi dhe sistem të përhershëm të tërheqjes në të gjitha rrotat.

Rezervuari i ujit të pastër ka kapacitet prej 397 litrash, ndërsa ai i naftës 299 litra.

Për energji elektrike, kampingu ka bateri me kapacitet 22.6 kWh dhe tetë panele diellore me fuqi totale prej 880 vatësh.

Brendësia përfshin kuzhinë me pllakë induksioni, mikrovalë dhe frigorifer, ndërsa jashtë gjendet edhe një kuzhinë e dytë nën tendë.

Në Kinë, ky model kushton 2.58 milionë juanë, që sipas kursit të 19 nëntorit 2026, janë rreth 352 mijë euro.

Për këtë çmim, blerësit përfitojnë një automjet ekspeditash të pajisur për udhëtime të gjata dhe qëndrime të pavarura nga infrastruktura. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Pa rrymë deri në 24 orë, por me fatura të plota” – Hykmete Bajrami: Banorët e Hasit po diskriminohen dyfish

“Pa rrymë deri në 24 orë, por me fatura të plota” – Hykmete Bajrami: Banorët e Hasit po diskriminohen dyfish

Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, apelon për kujdes

Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, apelon për kujdes

Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, apelon qytetarët për kujdes

Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, apelon qytetarët për kujdes

Kampingu luksoz që ngjan me një shtëpi mbi rrota, ka edhe lavatriçe dhe dy kuzhina – dhe jo vetëm | Momenti