Gashi: S’po mundem ta kuptoj PDK-në për Ligjin e Speciales, po kërkon votimin e të njëjtit ligj

Gashi: S’po mundem ta kuptoj PDK-në për Ligjin e Speciales, po kërkon votimin e të njëjtit ligj

Gashi: S’po mundem ta kuptoj PDK-në për Ligjin e Speciales, po kërkon votimin e të njëjtit ligj

Avokati Tomë Gashi ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me veprimet e saj për Ligjin për Gjykatën Speciale, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht dhe jo juridikisht.

Sponsor 3M Express

Gashi, i ftuar në emisionin “FIVE” në Dukagjin, ka thënë se PDK-ja fillimisht e kishte votuar ligjin në dy lexime, i cili më pas ishte dërguar te presidentja, por më vonë ishte tërhequr. Sipas tij, është e pakuptimtë që tani të kërkohet votimi i të njëjtit ligj pa asnjë ndryshim në përmbajtje.

“Nuk po arrij të kuptoj PDK-në që po i bën këto manipulime, këto veprime që ata po i quajnë juridike, por që kanë totalisht qëllim politik. Njëherë u bë ligji, u bënë protesta totalisht legjitime, pastaj PDK-ja vetë ligjin e vet e tërhoqi e tash po kërkojnë që ligji i njëjtë të votohet sërish. Si është e mundur që ligji i njëjtë është votuar në dy lexime e është dërguar te presidentja e pastaj e kanë tërhequr, e tash po kërkojnë të njëjtin ligj të votohet sërish pa ndryshuar asnjë pikë e presje, asnjë nen apo formulim tjetër?”, u shpreh Gashi.

Ndërkaq, duke folur për Gjykatën Speciale në Hagë dhe mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Gashi ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike, duke vlerësuar se ndasitë politike mund të dëmtojnë ish-udhëheqësit e UÇK-së, por edhe Kosovën në tërësi.

Ai ka propozuar që të gjendet një formulë e përbashkët, përfshirë mundësinë e hartimit të një ligji të ri, i cili do të diskutohej edhe me strukturat e Bashkimit Evropian.

“Sa i përket Gjykatës Speciale në Hagë, secili duhet të japë kontributin e vet, sepse ndasitë politike besoj që nuk janë të mira dhe i dëmtojnë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare, por edhe Kosovën në tërësi. Prandaj mendoj se duhet të gjendet një formulë që mbase të kemi krejtësisht një ligj të ri, që të bisedohet edhe me strukturat e Bashkimit Evropian”, u shpreh Gashi.

Gashi ka shprehur gjithashtu rezerva për punën e grupit të formuar nën udhëheqjen e Glauk Konjufcës, i cili është prezantuar si një mekanizëm për të kontribuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka thënë se mungesa e informacioneve për punën e këtij grupi, me arsyetimin se çështjet janë konfidenciale, ngre pikëpyetje për seriozitetin e angazhimit të tij.

“Nuk e di sa është serioz ky grup që u formua në krye me Glauk Konjufcën si një lloj mbrojtjeje dhe nuk dimë asgjë, për shkak se janë deklaruar që gjithçka është konfidenciale, por konsideroj që në mbrojtje duhet të punohet më shumë”, u shpreh Gashi.

Lexo edhe

Konsumoni vetëm të bardhat e vezëve? Ja çfarë po humbisni duke shmangur të verdhat

Konsumoni vetëm të bardhat e vezëve? Ja çfarë po humbisni duke shmangur të verdhat

Totaj: Qeveria po na i merr paratë nga buxheti i Komunës, mund të na ndalet rryma në shkolla sepse i kemi borxh KEDS-it

Totaj: Qeveria po na i merr paratë nga buxheti i Komunës, mund të na ndalet rryma në shkolla sepse i kemi borxh KEDS-it

IQMT gjobit tri kompani postare me 9 mijë euro, mbi 100 biznese formalizohen

IQMT gjobit tri kompani postare me 9 mijë euro, mbi 100 biznese formalizohen