Gary Neville bën parashikimin e bujshëm: Haaland transferohet te Real Madridi brenda 18 muajve

Gary Neville bën parashikimin e bujshëm: Haaland transferohet te Real Madridi brenda 18 muajve

Gary Neville bën parashikimin e bujshëm: Haaland transferohet te Real Madridi brenda 18 muajve

Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City dhe të transferohet te Real Madridi brenda 18 muajve të ardhshëm. Kështu të paktën beson ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville, i cili ka bërë një parashikim të bujshëm për të ardhmen e sulmuesit norvegjez.

Sponsor 3M Express

Gjatë një paraqitjeje në podcastin “Stick to Football”, pjesë e emisionit “The Overlap”, Neville u shpreh se është plotësisht i bindur që Haaland do të bëhet pjesë e gjigantit spanjoll, madje transferimi mund të ndodhë që në fund të këtij sezoni.

“Jam absolutisht i bindur se Erling Haaland do të jetë lojtar i Real Madridit brenda 18 muajve më së shumti, madje ndoshta edhe në fund të këtij sezoni”, deklaroi Neville.

Ish-futbollisti anglez shkoi edhe më tej, duke parashikuar ndryshime të rëndësishme në repartin ofensiv të Real Madridit për t’i krijuar hapësirë sulmuesit të Manchester Cityt.

Sipas parashikimit të tij, Vinicius Junior do të largohet nga klubi madrilen, ndërsa Kylian Mbappe do të zhvendoset në krahun e majtë, duke i lënë Haalandit pozitën e qendërsulmuesit.

Një kombinim i mundshëm mes Mbappes dhe Haalandit do të krijonte një dyshe jashtëzakonisht të fuqishme në sulmin e Real Madridit dhe një prej repartave ofensivë më të frikshëm në futbollin evropian.

Megjithatë, deri më tani bëhet fjalë vetëm për parashikimin e Gary Neville, pa ndonjë konfirmim zyrtar për negociata apo marrëveshje mes klubeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sot shënohet “Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert e kazermave për qytetarët

Sot shënohet “Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert e kazermave për qytetarët

FSK shënon sot Ditën e Forcës, ceremonia qendrore mbahet në Prishtinë

FSK shënon sot Ditën e Forcës, ceremonia qendrore mbahet në Prishtinë

Moti sot: E premtja sjell vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell

Moti sot: E premtja sjell vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell