Komuna e Fushë Kosovës, ka bërë të ditur se nga sot ka nisur realizimi i premtimit për një linjë të re të transportit publik, e cila do të lidhë disa lokalitete me Prishtinën.

Sipas njoftimit të Komunës së Fushë-Kosovës, linja e re e autobusëve do të përfshijë relacionin Prishtinë–Fushë Kosovë, duke vazhduar drejt Nakaradës, Lismirit, Bardhit të Madh, Grabocit të Ulët dhe Grabocit të Epërm.
Ky shërbim synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të përmirësojë lidhjen e këtyre lokaliteteve me kryeqytetin dhe Fushë-Kosovën.
Realizimi i kësaj linje vjen pas premtimit të kryetarit Valon Prebreza për zgjerimin dhe përmirësimin e transportit publik në komunë. /Telegrafi/





