Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, në viset malore priten reshje bore

Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, në viset malore priten reshje bore

Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, në viset malore priten reshje bore

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me mot të vranët dhe reshje shiu, ndërsa në viset malore të shtunën priten edhe reshje bore. Sipas parashikimit të Institutit, dita e diel do të sjellë rritje të temperaturave, të cilat në disa zona mund të arrijnë deri në 13 gradë Celsius.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit meteorologjik, të shtunën, më 14 nëntor, moti do të jetë kryesisht i vranët, me riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4°C dhe ato maksimale nga 4 deri në 7°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.

Ndërkaq, të dielën, më 15 nëntor, priten vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të shënojnë rritje, duke arritur nga 9 deri në 13°C.

Të dielën era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kapen në kufirin greko-shqiptar 86 kg marijuanë, në pranga gruaja shqiptare

Kapen në kufirin greko-shqiptar 86 kg marijuanë, në pranga gruaja shqiptare

KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve t’i shlyejnë borxhet

KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve t’i shlyejnë borxhet

SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit – gjithçka që dihet

SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit – gjithçka që dihet