Ftoi 400 mijë persona në dasmën e vajzës në Indi, politikani shfaqet duke goditur me shqelma mysafirët

Një dasmë gjigante në shtetin Bihar të Indisë është bërë virale për shkak të përmasave të jashtëzakonshme, luksit dhe kaosit që e shoqëroi. Politikani lokal Anant Singh kishte ftuar rreth 400 mijë persona në ceremoninë martesore të vajzës së tij, por vëmendjen kryesore në rrjetet sociale e mori një video ku ai duket duke goditur me shqelma disa të ftuar.

Sponsor 3M Express

Singh, i cili është zgjedhur gjashtë herë deputet në këtë shtet, organizoi ceremoninë në fshatin e tij të lindjes, Nadawan, në Bihar, një nga shtetet më të varfra të Indisë. Në mesin e të ftuarve ishin banorë të zonës, aleatë politikë dhe persona të njohur, raportojnë mediat.

Sipas raportimeve, për mysafirët ishin përgatitur rreth 500 mijë ëmbëlsira tradicionale dhe një festë ushqimore me gatime vegjetariane, të përgatitura nga rreth 500 kuzhinierë dhe ndihmës.

Numri i madh i pjesëmarrësve shkaktoi kaos në rrugët që çonin drejt vendit të ceremonisë. Kolonat e automjeteve bllokuan qarkullimin, ndërsa një politikan që nuk arriti të kalonte me veturë u detyrua ta linte atë dhe të vazhdonte rrugën me traktor nëpër fusha.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Trump- pilotit amerikan: A do ta lije ushtrinë për një jetë luksoze me Melanian?

Trump- pilotit amerikan: A do ta lije ushtrinë për një jetë luksoze me Melanian?

Shiroka Pula takon presidenten sllovene, diskuton integrimin në BE dhe NATO

Shiroka Pula takon presidenten sllovene, diskuton integrimin në BE dhe NATO

Esch: Një zgjerim i shpejtë jo i mundur për të gjitha vendet kandidate

Esch: Një zgjerim i shpejtë jo i mundur për të gjitha vendet kandidate