FSK-ja nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz

FSK-ja nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz

FSK-ja nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz

Gjeneralë dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të sakrificës së familjes Jashari, komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi, FSK-ja ka bërë të ditur se homazhet janë zhvilluar në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit.

Në njoftim thuhet se homazhet u bënë në shenjë nderimi dhe respekti për sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që luftuan e u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

FSK-ja ka rikujtuar gjithashtu daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor 1997, në Llaushë të Skenderajt, duke e cilësuar këtë ngjarje si një moment me rëndësi të veçantë në historinë e luftës për lirinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, kjo ngjarje shënoi një moment të rëndësishëm të organizimit dhe rezistencës së armatosur për çlirimin e vendit, duke u bërë pjesë e pandashme e kujtesës historike të popullit të Kosovës.

“Përmes këtij nderimi, Forca e Sigurisë së Kosovës riafirmon respektin e përhershëm ndaj historisë së luftës për liri, sakrificës së dëshmorëve dhe vlerave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kroacia do t’i angazhojë deri në 200 ushtarë në KFOR

Kroacia do t’i angazhojë deri në 200 ushtarë në KFOR

Kurti për 28 Nëntorin: Qindra telegrame paraprinë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Kurti për 28 Nëntorin: Qindra telegrame paraprinë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Rob Lowe pretendon se regjisori Tony Richardson i inkurajoi aktorët të bënin seks: Ishte një botë tjetër

Rob Lowe pretendon se regjisori Tony Richardson i inkurajoi aktorët të bënin seks: Ishte një botë tjetër