Fshatrat e Malësisë së Kamenicës po boshatisen, por bujqësia dhe blegtoria ende mbijetojnë

Fshatrat e Malësisë së Kamenicës po boshatisen, por bujqësia dhe blegtoria ende mbijetojnë

Fshatrat e Malësisë së Kamenicës po boshatisen, por bujqësia dhe blegtoria ende mbijetojnë

Dikur e mbushur me gjallëri, sot Malësia e Kamenicës ka mbetur kryesisht me pak banorë të moshuar. Ata pak që kanë vendosur të qëndrojnë, punojnë tokën dhe merren me blegtori, duke mos lejuar që tradita e jetës rurale të shuhet.

Sponsor 3M Express

Banorët që kanë mbetur në Malësinë e Kamenicës thonë se jeta në fshat është e mirë për ata që kanë vullnet dhe dëshirë për punë. Ndonëse në Malësinë e Kamenicës fshatrat janë boshatisur prej vitesh, megjithatë interesimi për të shfrytëzuar këto resurse natyrore me bujqësi dhe blegtori dita-ditës është duke u shtuar.

Pas pensionimit, Nazif Aliu thotë se i është përkushtuar blegtorisë, ndërsa bashkëpunimin me fermerët e konsideron të rëndësishëm.

“Vijnë prej Kosovës Lindore, pastaj nga Maqedonia, e po ashtu nga Opoja, vijnë shumë shpesh. Kam shokë shumë të mirë atje që vijnë marrin qengja për mbarështim, e desh, por edhe nga Vushtrria. Sinqerisht prej të gjithave vendeve vijnë marrin te unë, sepse e kam racën e mirë të deleve dhe duan ta kultivojnë këtë racë”, tha fermeri Nazif Aliu.

Po nga ky fshat është edhe Behlul Murseli, i cili vazhdon traditën e bujqësisë dhe blegtorisë. Ai e konsideron të rëndësishme mbështetjen institucionale për zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarisë së tij.

“Zakonisht rriti viça, e qumështin çka të mbetet e prodhoj djathë, gjizë. E shes në tregun e Gjilanit, i kam kështu klientët me porosi. Nuk ka kurrfarë problemi për t’i shitur, vetëm se a ke. Kërkesat janë të mëdha, po s’po i mbërrij të gjitha”, tha Behlul Murseli:

Punën në bujqësi dhe blegtori e bën me përkushtim në fshatin e tij edhe Aliu. Sipas tij, jeta në këto mjedise me ajër të pastër dhe natyrë të paprekur është e mirë.

“Unë jam i kënaqur në përgjithësi mjaft me to. Kanë angazhim, është e vërtetë që kanë angazhim sepse unë i vetëm jam këtu, ka punë shumë, por megjithatë ia dal falë vullnetit të pakrahasueshëm edhe mundësive. Mundësitë janë, kështu që jam shumë i kënaqur”, shtoi Aliu.

Malësia e Kamenicës vazhdon të mbahet gjallë nga ata pak banorë që nuk janë larguar. Ata shpresojnë se përmirësimi i infrastrukturës dhe investimet e bashkatdhetarëve do të ndikojnë në rikthimin e jetës në fshat. Përtej rrugëve dhe shtëpive të reja, ajo që i duhet më së shumti këtij vendi janë njerëzit që do t’i japin sërish jetë./RTK

Lexo edhe

Skandali me Deutsche Bank pas rrjedhjes së miliona dokumenteve, zbulohen lidhje me Epstein dhe oligarkë rusë

Skandali me Deutsche Bank pas rrjedhjes së miliona dokumenteve, zbulohen lidhje me Epstein dhe oligarkë rusë

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Paolo Bulgari, ikona e bizhuterive luksoze

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Paolo Bulgari, ikona e bizhuterive luksoze

Zbulohen detajet shqetësuese: Musiala përjetoi dy episode neurologjike gjatë rikuperimit 12-javor

Zbulohen detajet shqetësuese: Musiala përjetoi dy episode neurologjike gjatë rikuperimit 12-javor