Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Pas dy javësh negociatash intensive, përfaqësuesit e rreth 200 vendeve nuk arritën konsensus për miratimin e një deklarate përfundimtare.

“Ndaj zhgënjimin e thellë të të gjithë atyre që prisnin që qeveritë të reagonin në përputhje me urgjencën që kërkon kriza klimatike”, deklaroi Guterres në një reagim të publikuar sot.

Sponsor 3M Express

Ai theksoi se vendimet për përballimin e krizës klimatike nuk duhet të ndikohen nga interesat e atyre që përfitojnë nga shkatërrimi i mjedisit.

“Varësia e vazhdueshme nga qymyri, nafta dhe gazi po ushqen kaosin klimatik, duke i ekspozuar ekonomitë ndaj goditjeve të çmimeve dhe duke cenuar sigurinë energjetike”, u shpreh kreu i OKB-së.

Guterres nënvizoi nevojën për reduktim të shpejtë dhe të ndjeshëm të emetimeve gjatë kësaj dekade, me qëllim kufizimin e tejkalimit të pragut prej 1,5 gradësh Celsius të ngrohjes globale.

Ai u bëri thirrje vendeve me emetime të larta që të marrin drejtimin e përpjekjeve, ndërsa vendet e zhvilluara të përmbushin angazhimet për financimin e klimës.

Mosmarrëveshjet kryesore në këtë samit lidhen me paktin e propozuar nga bashkëorganizatorët, Turqia dhe Australia, i njohur si “Antalya Pact”.

Disa vende dhe blloqe, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, e kundërshtuan dokumentin për shkak se ai nuk përmbante një referencë të qartë për eliminimin gradual të përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Pika të tjera të debatit ishin përshpejtimi i elektrifikimit në nivel global dhe shpërndarja e fondeve të premtuara për vendet në zhvillim, për t’i ndihmuar ato të përballen me pasojat e ndryshimeve klimatike.

Përfundimi i COP31 pa një deklaratë të përbashkët pasqyron vështirësitë që vijojnë të pengojnë arritjen e konsensusit ndërkombëtar për masat konkrete kundër ndryshimeve klimatike.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Demokratët sigurojnë shumicën më të madhe në Dhomën e Përfaqësuesve në mbi tri dekada

Demokratët sigurojnë shumicën më të madhe në Dhomën e Përfaqësuesve në mbi tri dekada

Spektakël me 8 gola në Serie A: Atalanta dhe Interi ndajnë pikët në një thriller dramatik 4:4

Spektakël me 8 gola në Serie A: Atalanta dhe Interi ndajnë pikët në një thriller dramatik 4:4

Çfarë janë “dronët varkë” të Ukrainës, që dyshohet se u përdorën në Libi?

Çfarë janë “dronët varkë” të Ukrainës, që dyshohet se u përdorën në Libi?