Fruthi vazhdon të përhapet në Kosovë, 242 raste të konfirmuara dhe 18 vetëm gjatë javës së fundit

Fruthi vazhdon të përhapet në Kosovë, 242 raste të konfirmuara dhe 18 vetëm gjatë javës së fundit

Fruthi vazhdon të përhapet në Kosovë, 242 raste të konfirmuara dhe 18 vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se rastet me fruth po vazhdojnë të regjistrohen në vend, duke u bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët dhe të plotësojnë dozat e humbura.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të IKShPK-së, nga 16 prilli deri më 25 tetor 2026 janë konfirmuar gjithsej 242 raste me fruth, ndërsa 18 prej tyre janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit.

IKShPK-ja ka bërë të ditur se mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara u përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.

Instituti ka paralajmëruar se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Sipas IKShPK-së, vaksinimi në kohë është masa kryesore për parandalimin e sëmundjes dhe kufizimin e përhapjes së saj.

Gjatë këtij viti, përmes aktiviteteve të vaksinimit janë vaksinuar mbi 4.006 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç.

IKShPK-ja u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe, nëse kanë humbur ndonjë dozë, të kontaktojnë ekipet e vaksinimit për ta plotësuar atë sa më parë.

“Vaksinimi është e drejtë dhe përgjegjësi e përbashkët. Mbrojtja e çdo fëmije fillon me vaksinimin në kohë”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pesë organizata shqiptaro-amerikane bashkohen për fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Pesë organizata shqiptaro-amerikane bashkohen për fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

MSH: Janë siguruar sensorë për matjen e glikemisë për 800 persona me diabet TIP 1

MSH: Janë siguruar sensorë për matjen e glikemisë për 800 persona me diabet TIP 1

“Ahh bre Linda, zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tënde”, vëllai me dedikim rrëqethës për Arlinda Zekajn

“Ahh bre Linda, zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tënde”, vëllai me dedikim rrëqethës për Arlinda Zekajn