Franco Foda publikon listën për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sponsor 3M Express

“Dardanët” do të përballen me Izraelin dhe Republikën e Irlandës, në dy sfida të rëndësishme për vazhdimësinë e garës dhe objektivat e Kosovës në këtë kompeticion.

Në listën e publikuar nga Foda ka edhe tri prurje të reja, të cilat do ta veshin për herë të parë fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Bëhet fjalë për Lindrit Kamberin, Bleon Kurtulusin dhe Enis Rexhepin, të cilët kanë marrë ftesën e parë nga përzgjedhësi gjerman.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se skuadra do t’i hyjë këtyre përballjeve me motivim të lartë dhe përkushtim maksimal, me synimin për të arritur rezultate pozitive.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekës miraton rendin e ditës, mbledhja me dyer të mbyllura

Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekës miraton rendin e ditës, mbledhja me dyer të mbyllura

Vetëm 500 njësi! Aprilia prezanton RSV4 Obscure Spe.Ed. me 220 kuaj fuqi

Vetëm 500 njësi! Aprilia prezanton RSV4 Obscure Spe.Ed. me 220 kuaj fuqi

Kamberi, Kurtulus dhe Rexhepi: Kush janë tri prurjet e reja te Kosova?

Kamberi, Kurtulus dhe Rexhepi: Kush janë tri prurjet e reja te Kosova?