Franca në protesta për të pestën javë radhazi, mbi 100 mijë qytetarë në rrugë

Franca në protesta për të pestën javë radhazi, mbi 100 mijë qytetarë në rrugë

Franca në protesta për të pestën javë radhazi, mbi 100 mijë qytetarë në rrugë

Mijëra qytetarë kanë protestuar në Francë, për të pestën javë radhazi, kundër rritjes së kostos së jetesës, mungesës së investimeve në arsim dhe një projektligji të ri për policinë.

Sponsor 3M Express

Në protesta morën pjesë studentë dhe sindikata të arsimit, të cilët kërkuan përmirësimin e kushteve ekonomike dhe mbrojtje më të madhe për fëmijët dhe të rinjtë, raporton Euronews.

Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, rreth 106 mijë persona protestuan në të gjithë vendin, përfshirë 24 mijë në Paris.

Organizatorët, ndërkaq, pretenduan se pjesëmarrja arriti në 200 mijë persona.

Një nga çështjet kryesore ishte projektligji që parashikon mbrojtje shtesë ligjore për policët gjatë përdorimit të armëve të zjarrit në detyrë.

Kundërshtarët e kanë cilësuar atë si një “licencë për të vrarë”, duke paralajmëruar se mund ta vështirësojë ndëshkimin e policëve për përdorim të tepruar të forcës.

Ndërkohë, sindikatat kanë paralajmëruar një tjetër protestë /Telegrafi/

Lexo edhe

Për lopën kërkoi 48 orë ndalim, për aksidentin me një të vdekur iu rrëzua aktakuza – dosjet që rëndojnë mbi prokurorin Blerim Igrishta

Për lopën kërkoi 48 orë ndalim, për aksidentin me një të vdekur iu rrëzua aktakuza – dosjet që rëndojnë mbi prokurorin Blerim Igrishta

Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës

Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës

Haziri: Republika e Kosovës e mban autorësinë e Ibrahim Rugovës

Haziri: Republika e Kosovës e mban autorësinë e Ibrahim Rugovës