Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar vazhdon me takime mes bizneseve

Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar vazhdon me takime mes bizneseve

Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar vazhdon me takime mes bizneseve

Gjatë ditës së parë, diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, transformimin digjital, inteligjencën artificiale, energjinë e ripërtëritshme dhe zhvillimin e industrisë moderne.

Në hapjen e forumit morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, të cilët theksuan rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm.

Sponsor 3M Express

Dita e sotme i kushtohet takimeve të drejtpërdrejta ndërmjet kompanive kosovare dhe gjermane, me synimin për të identifikuar mundësi konkrete investimi dhe për të krijuar partneritete të reja.

Në kuadër të programit janë paraparë edhe diskutime për diasporën e biznesit kosovar në Gjermani, prodhimin e qëndrueshëm dhe zgjerimin e bashkëpunimit industrial.

Forumi organizohet nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe synon të nxisë investimet gjermane në Kosovë, si dhe të krijojë mundësi të reja zhvillimi për bizneset e të dy vendeve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Abrashi i VV-së kërkon hetim penal për përgjegjësit institucionalë në rastin e vrasjes së Arlindës

Abrashi i VV-së kërkon hetim penal për përgjegjësit institucionalë në rastin e vrasjes së Arlindës

Ngjarja në Vitomiricë, Musliu në Kuvend: Pse nuk kërkohet llogari kur një grua humb jetën?

Ngjarja në Vitomiricë, Musliu në Kuvend: Pse nuk kërkohet llogari kur një grua humb jetën?

“Me tu thy zemra, me t’plas zemra”, Yll Limani reagon pas audio-përgjimit të Arlinda Zekajt me policin të cilit i kërkonte ndihmë

“Me tu thy zemra, me t’plas zemra”, Yll Limani reagon pas audio-përgjimit të Arlinda Zekajt me policin të cilit i kërkonte ndihmë