Forcohen lidhjet ekonomike dhe kulturore të Kosovës me Izmirin

Forcohen lidhjet ekonomike dhe kulturore të Kosovës me Izmirin

Forcohen lidhjet ekonomike dhe kulturore të Kosovës me Izmirin

Hapja e aktivitetit, i cili filloi më 20 nëntor, u bë në praninë e kryetarit të Komunës së Izmirit, Cemil Tugay, ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, guvernatorit të Izmirit, Süleyman Elban, si dhe shumë të ftuarve të tjerë. Në këtë organizim morën pjesë edhe kryetarë dhe përfaqësues të komunave të ndryshme të Kosovës.

Në kuadër të aktivitetit u mbajt edhe Forumi i Biznesit Izmir-Kosovë, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim tregtar dhe investime ndërmjet dy palëve.

Sponsor 3M Express

Duke folur në këtë aktivitet, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi rëndësinë e madhe që ka Turqia për Kosovën, duke thënë se Turqia është një nga vendet që kontribuon më së shumti për vendin tonë.

Sveçla theksoi se Turqia e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën, ndërsa marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë avancuar edhe më tej përmes bashkëpunimeve strategjike.

Duke iu referuar bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes, Sveçla bëri të ditur se në Kosovë po realizohet prodhimi i përbashkët i municioneve dhe se të dy vendet kanë arritur marrëveshje për prodhimin e përbashkët të armëve dhe municioneve sipas standardeve të NATO-s.

Ai vlerësoi se këto bashkëpunime kanë rëndësi strategjike për Kosovën dhe do t’i sjellin vendit vlerë të shtuar.

Guvernatori i Izmirit, Süleyman Elban, u shpreh se marrëdhëniet e binjakëzimit ndërmjet pushteteve lokale, investimet e ndërsjella dhe shkëmbimet e nxënësve e studentëve do t’i forcojnë edhe më shumë raportet ndërmjet dy vendeve.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Izmirit, Cemil Tugay, theksoi rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimeve që kontribuojnë në zhvillimin e të dy vendeve dhe qyteteve. Ai njoftoi se në muajin prill planifikohet të organizohet një aktivitet në Kosovë për promovimin e qytetit të Izmirit.

Në kuadër të aktivitetit dyditor “Ditët e Kosovës në Izmir”, sot po promovohen qytetet, kultura, arti dhe gastronomia e Kosovës. Në hapësirat e Qendrës Kulturore të Fabrikës Historike të Gazit janë vendosur stenda ku vizitorëve u prezantohen qytetet e ndryshme të Kosovës, si dhe specialitete të kuzhinës kosovare dhe asaj të Izmirit.

Programi përfshin gjithashtu prezantime të valleve tradicionale dhe koncerte, ndërsa organizimi synon të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve historike dhe kulturore ndërmjet dy popujve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Llapi shpërthen me katër gola ndaj Vushtrrisë, regjistron fitoren e parë këtë sezon në shtëpi

Llapi shpërthen me katër gola ndaj Vushtrrisë, regjistron fitoren e parë këtë sezon në shtëpi

Mbi 15 kilogramë lëndë narkotike e armë të sekuestruara, Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarit në Prishtinë

Mbi 15 kilogramë lëndë narkotike e armë të sekuestruara, Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarit në Prishtinë

KosovaMed në MEDICA 2026, takime ndërkombëtare dhe fokus në inovacionin mjekësor

KosovaMed në MEDICA 2026, takime ndërkombëtare dhe fokus në inovacionin mjekësor